"Paratë!" Gruaja dëshmon gjithçka: Si 2 hajdutët hynë me automatik, dhuna me levë, ikja me paratë dhe arin duke i lënë të lidhur në kuzhinë

Bashkëshortja e Tom Tinajt, Mrija ka treguar nga momenti kur dy grabitësit kanë hyrë në banesën e tyre në Vermosh të Malësisë së Madhe deri në momentin kur janë largur autorët dhe kanë grabitur automatikun dhe levat me të cilën e kanë goditur.

“Ka qenë ora 01:00. Hynë me automatic në dorë dhe me dy leva. Ishin dy vetë.

Na thanë mos luani!

U cova dhe u mundova të dilja jashtë e të mos dorëzohesha. Burrin e lidhën menjhëherë. Ishin me maska e dorëza

Na thanë: Paret!


U thamë nuk kemi.

Pastaj burri I kishte treguar. Gruaja tregon se grabitësit kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme parashë dhe sendesh të tjera me vlerë.

“Kena shitur dy makinat e fëmijëve, Kemi pasur para sepse na kishin çuar djemtë për ti ruajtur. Kemi shitur djath, maz,  e raki. Të gjitha paratë, sendet e arit, telefonat janë marrë”

”Na lidhën më goditën me levë në trup ku mundën, na lanë të lidhur  moën dhe çelësat emakinës”

Ajo tregon se grabitësit flisnin me dialektin e tyre dhe se në një moment kur kishte tentuar ti hiqte maskën njërin e ka goditur më fort me levë.

“Njërit tentova ti hiqja maskën dhe më goditën me levë”

Mri e Tom Tinaj, sapo kishin mbyllur telefonatën me fëmijët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po bëheshin gati të flinin, kur ranë pre e grabitjes

Grabitësit i lidhën, dhunuan dhe nën kërcënimin e armëve u morën gjjithcka me vlerë në banesë. Vetëm para mendohet se ishin rreth 30 mijë dollarë.

Për shkak se bujtina ende nuk ishte gati kamerat e sigurisë nuk ishin në punë, ndaj pamje të asaj që ndodhi nuk ka.

Tmerrin që pa me sy, 58 vjeçarja e kujton mes lotësh, ndërsa tregon si arritën të kërkojnë ndihmë.

Pasi e lanë çiftin të lidhur, autorët u larguan duke grabitur makinën e familjes në oborrin e banesës.

Rrugës përplasen mjetin e grabitur dhe po nën kërcënimin e armës morën një tjetër makinë në Selcë, me të cilën shkuan deri në pikën kufitare të Grabomit.

Aty kanë braktisur mjetin dhe bashkë me paratë dhe sendet me vlerë, janë larguar në këmbë drejt Malit të Zi.