Selenicë, fermerët e harruar

Ndryshe nga shumë të rinj shqiptarë që poi kin nga vendi, Erjon Dautaj ka vendour të merret me bujqësi.

I riu jeton në fshatin Mavrovë të Selenicës, ku po ndjek traditën e familjes duke punuar tokat.

"Prindërit e mi janë marrë me bujqësi e blegtori, e kemi qenë të kënaqur" thotë ai.

Pavarësisht dëshirës së tij për të punuar, ai thotë se situata po bëhet e vështirë, me rritjen e çmimeve të lëndës së parë.

"Të gjitha çmimet janë rritur, nga plehrat, farërat, nafta" tregon Erjoni.

Të tjerë fermerë të fshatit thonë se mbështetja e dhënë nga qeveria nuk mjafton për bujqësinë.

"Nga 3 mijë lekë që ishte kuintali i mistrit tani është 6 mijë lekë" tregon një fermer.

Numri i fermerve në bashkinë e selenicës sipas informacioneve në 10 vitet e fundit është ulur me 40% ndërsa shkaktarë kryesorë janë mungesa e mbështetjes dhe emigracioni.

Selenicë, fermerët e harruar