E rëndë në Vermosh/ Hajdutët lidhin çiftin e të moshuarve e i plaçkisin banesën
Një çift të moshuarish u dhunuan dhe u plaçkitën në banesën e tyre në Vermosh të Malësisë së Madhe. Autorët që ishin të paktën dy persona I lidhën dhe I kërcënuan para se tu merrnin çdo gjw me vlerë. Hajdutët dyshohet se u arratisën drejt Malit të Zi.
“ Më goditën kokës me levë, trupin ku mujtën.”- shprehet gruaja.
Buza e çarë dhe syri i nxirë janë dëshmia e terrorit që kaloi së bashku me bashkëshortin, kur hajdutë të armatosur u hynë në shtëpinë që kanë kthyer si bujtinë në Vermosh të Malësisë së Madhe!
“Kanë hyrë me automatik në dorë dhe me dy leva, dy persona, me maska e me doreza.”
Mri e Tom Tinaj, sapo kishin mbyllur telefonatën me fëmijët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po bëheshin gati të flinin, kur ranë pre e grabitjes.
“Ka qenë ora 1;30 minuta.”
I lidhën, dhunuan dhe nën kërcënimin e armëve u morën gjithçka me vlerë në banesë.
Vetëm para mendohet se ishin rreth 30 mijë dollarë.
“I morën me çka patëm, byrzylykë, na rrahën, na masakruan, na morën dhe çelësat e makinës, morën dhe makinën.”
Nga Spitali i Shkodrës , ku u trajtua, Mri Tinaj tregoi se autorëve nuk u pa fytyrën. Tentativa për ti hequr njërit maskën i kushtoi.
Nga dialekti dyshon se ishin banorë të zonës, çka forcon dyshimin se mund ta dinin se çifti Tinaj kishte para në banesë.
“Nuk i njihja, ishin në dialekt tonë. Tentova t’I heqë maskën por më goditën me levë kokës .”
Për shkak se bujtina ende nuk ishte gati kamerat e sigurisë nuk ishin në punë, ndaj pamje të asaj që ndodhi nuk ka.
“Nuk ka kamera”
Tmerrin që pa me sy, 58 vjeçarja e kujton mes lotësh, ndërsa tregon si arritën të kërkojnë ndihmë.
"Vajta ne kuzhinë, e kam marrë një thikë.”
Pasi e lanë çiftin të lidhur, autorët u larguan duke grabitur makinën e familjes në oborrin e banesas.
Rrugës përplasen mjetin e grabitur dhe po nën kërcënimin e armës morën një tjetër makinë në Selcë, me të cilën shkuan deri në pikën kufitare të Grabomit.
Aty kanë braktisur mjetin dhe bashke me paratë dhe sendet me vlerë, janë larguar në këmbë drejt Malit të Zi.
