Lushnje, vajza 17 vjeçe godet me thikë vëllanë një vit më të madh. Me të ëmën refuzojnë policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 10:51
Dhunë në familje. Vajza 17 vjeçe dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e saj një vit më të madh. Ngjarja është shënuar në Lushnje.
Ka nisur procedimi penal ndaj nënës së tyre, 46 vjeçare, vajzës së mitur ndërsa vëllai i saj 18 vjeç ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Si nëna dhe vajza nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat, informoi sot policia.