Në Muriqan kapet "skifteri" i vjedhjeve në Malin e Zi dhe Shkodër, pistoleta në çantë Armani

Një 43 vjeçar nga Muriqani është arrestuar pasi dyshohet se është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi.

Ai është arrestuar në një lokal të fshatit me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë.    

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në disa vjedhje në Shkodër dhe në Malin e Zi. Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim edhe me homologët malazezë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve” informoi policia e Shkodrës.

Operacioni policor u kodua “Muriqani”

Pranë këtij fshati ndodhet pika e përbashkët e kalimit kufitar me Malin e Zi.

Nga pamjet e publikuara nga policia në momentin e arrestimit pistoleta ishte në një çantë me logo 'Armani"