E bujshme/Erkand Qerimaj kampion Europe në shkëputje

Kampion Europe në stilin e shkëputjes. Erkand Qerimaj ngre në majën e podiumit Shqipërinë duke fituar të artën në stilin e tij të preferuar.

Qerimaj ngriti në total 150 kg edhe pse në baterinë B duke kapur majën e podiumit të europianit që po zhvillohet në Tiranë. 

Po në këtë kategori, Briken Calja nuk e kaloi provën e 151 kg në të tre tentativat duke u skualifikuar. Zhgënjim për shtangistin nga Peqini.