Zelenski: Mbi 200 mijë fëmijë janë deportuar në Rusi

Presidenti ukrainas Zelenski ka deklaruar se Rusia ka deportuar mbi 200.000 fëmijë ukrainas.

Ai akuzoi Moskën se po ndjek një politikë të vazhdueshme kriminale të deportimit të popullit ukrainas, kryesisht në zonat e lagëta të Rusisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Rusia ka marrë me forcë si të rriturit ashtu dhe fëmijët. Ky është një nga krimet më të tmerrshme të luftës së Rusisë. Mbi 200.000 fëmijë ukrainas janë marrë deri tani. Ata janë fëmijë të jetimorve, të marra nga prindërit e tyre dhe fëmijë që janë shkëputur nga familjet," tha Zelenski.

Sips tij shteti rus po i shpërndan ato në territore të ndryshme të Rusisë me qëllim që ata të mund të harrojnë vendin e tyre për të mos u kthyer më, raporton CNN.