Afganët e Shëngjinit në protestë, druhen se mund të ngelen mes 4 rrugëve. Resorti 5 muaj pa u paguar
Një pjesë e refugjatëve afganë të strehuar në Shëngjin, jane ngritur në protestë pasi një nga 5 organizatat që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri, nuk paguat detyrimet e hotelit ku qëndrojnë që prej muajit janar 2022.
Në këto kushte afganët kërkojnë që të gjendet zgjidhje, pasi druhen se mund të ngelen mes 4 rrugëve.
Administratori i resortit ku jane te vendosur afganët Bledar Shima thotë se deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje por se po ndërhyn dhe qeveria.
"Kemi një problem financiar me një prej fondacioneve dhe po bashkëpunojmë të gjejmë një rrugë të përbashkët për kryerjen e pagesës. Nuk kemi marrë vendim për ti nxjerrë forcërisht ose për ti dëbuar nga resorti. Pagesat nuk janë kryer që nga janari. Po diskutohet pjesa e pagesës. Eshtë futur dhe qeveria në negociata” tregon ai.
Administratori thotë se janë rreth 80 dhoma, dhe 348 shtetas afganë të cilët janë strehuar në këtë resort.
Në Shqipëri këta shtetas janë azilkërkues me mbrojtje të përkohshme nga qeveria shqiptare.
"Pa një vendim ata nuk mund të largojmë. As nuk mund ti themi dilni dhe as ti pengojmë" sqaron Shima.
efugjatët afganë u vendosën në vendin tonë pas marrjes së pushtetit nga ana e Talibanëve në Afganistan. Disa prej tyre kanë ikur tanimë në SHBA dhe vende të tjera, por ende nuk dihet fati i personave të mbetur në Shqipëri.
Pak ditë më parë në Kosovë dhjetra refugjatë iu refuzua viza pasi nuk kishin kaluar kontrollin e sigurisë, ndërkohë SHBA tha se janë të lirë të jetojnë në një shtet europian.
