Egnatia mbetet në Superiore, “dënon” Korabin 2-0 në “burgun” e së Rrogozhinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 19:33
Nuk ka ndryshime shtesë në përbërjen e Kategorisë Superiore. Egnatia siguron fitoren e sezonit pasi mundi në Rrogozhinë në finalen play-out Korabin që pasi kaloi Apoloninë në finalen e së Parës, nuk arriti të bënte të njëjtën gjë ndaj skuadrës së Zekerija Ramadanit.
2-0 triumfuan rrogozhinasit në stadiumin e shtëpisë me nga një gol në çdo pjesë të shënuar fillimisht nga Delarzh dhe më pas nga Jackson me penallti.
Ndeshje që u mbyll me tension por edhe me festën e skuadrës së shtëpisë që siguron Superioren për të dytin sezon rresht ndërsa Korabi duhet të bëjë sërish llogaritë me të Parën ku janë bashkuar edhe Dinamo e Skënderbeu.
