Maçolli: E drejta themelore garantohet nga konventa europiane për të drejtat e njeriut, më pas nga kushtetuta jonë
Erdion Maçolli, avokat dhe ekspert ligjor komiteti shqiptar i Helsinkit i ftuar në studion e Ora Neës me gazetaren Sonila Musai ka folur për ngjarjen e rëndë, ku nusja në Librazhd u kap nga vjehrrit duke tradhtuar bashkëshortin.
Ai u shpreh se: E drejta e privatësisë sot është një nga të drejtat themelore e cila garantohet nga konventa europiane për të drejtat e njeriut më pas nga kushtetuta e republikës së shqipërisë .Është një e drejtë e cila ka një spektër të gjerë veprimesh dhe një spektër të gjerë elementësh në vetvete.
Por duhet të kemi parasysh që në vazhdën e zhvillimeve teknologjike kjo është një e drejtë e cila është shumë e cenueshme në kohët ku ne jetojmë.
Pasja e një aksesi kujtdo të një aparati regjistrues apo aparate celular e bën këtë të drejtë të aksesueshme për tu cenuar.
