Karamelo: Çështja çame i përket të shkuarës, politika shqiptare e ka trajtuar gabim
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ligoraq Karamelo, ish-deputet u shpreh se politika shqiptare e ka trajtuar shumë keq çështjen e pronave çame.
Ai tha se Lufta e Dytë botërore ka pasur disa vendime dhe janë njohur kush kanë qenë luftëtarë dhe kush bashkëpunëtor dhe shtoi se kjo çështje i përket së kaluarës.
Karamelo: Mënyra se si politika shqiptare po e trajton këtë çështje për mua është një hulli e gabuar dhe ka pasur pasoja propagandistike për të shtuar elektorat. Në radhë të parë po harrohet historia. Lufta e Dytë botërore ka pasur disa vendime dhe janë njohur kush kanë qenë luftëtarë dhe kush bashkëpunëtor.
Në sajë të këtij vlerësimi, problemi që trajtohet sot i përket të kaluarës. Ne po tentojmë që të futemi në BE. Problemi i pronave ka të bëjë me ligjin e luftës dhe një vendim që ka marrë gjykata e Janinës.
