Rrëzimi i kërkesës së opozitës për Komision Hetimor për Investitorët Strategjikë, Balla: Nuk përmbushte kriteret themelore
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat pas konferencës së kryetarëve, ku u vendos që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të mbahet më 4 qershor ora 12:00.
Ai ka thënë se kërkesa e opozitës për Komision Hetimor mbi Investitorët Strategjikë nuk plotësonte elementet kryesore.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se kërkesa nga opozita për Komision Hetimor mbi Investitorët Strategjikë nuk përmbushte kriteret themelore, ndërsa shtoi se respektimi i rregullores duhet të jetë orientimi kryesor.
Taulant Balla: Jam zgjedhur si anëtar i konferencës së kryetarëve, që respektimi i rregullores duhet të jetë orientimi kryesor. Kërkesa nga opozita nuk përmbushë kriteret themelore. Nuk mund të marrësh një kërkesë të rrëzuar dhe ta risjellësh prapë.
Firma e një deputeti, vlen vetëm për një. Nuk mund ta marrësh nga një dokument ta çosh te një tjetër. Dëshira jonë është e madhe për të diskutuar dhe për të dhënë mundësinë e çdo lloj mekanizmi të kontrollit parlamentar. Do hapni zarfet, apo do ketë propozime surprizë.
Kemi ndjekur një proces që do ta quaja tepër korrekt me atë që thotë Kushtetuta. Kemi rënë dakord që propozime në raundet e para të ketë nga opozita. Vendimi i kryesisë së PS do të bëhet publik, dhe ky vendim do i jepet edhe grupit parlamentar. Një parti me rregulla bën këtë që po bëjmë ne. Ne do kemi një formim të PS, për ecurinë e këtij procesi, dhe prisni t’ua bëjë me dije edhe juve.
