Tragjedi në familje! Babai e hedh vajzën nga dritarja pas sherit me gruan, vdes foshnja 2-muajshe

Një foshnjë dy muajshe vdiq tragjikisht pasi babai i saj e hodhi nga dritarja pas një sherri me nënën e saj.

Isabel de Aguilar Loesch, nga Brazili, ishte vetëm 57 ditëshe. Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur më 28 maj, në lagjen Tabajaras të Teofilo Otoni në Brazilin juglindor, ku foshnja vdiq si pasojë e lëndimeve që mori në kokë kur u hodh nga dritarja. Mësohet se ajo ka humbur jetën në spital.

Fqinjët i thanë policisë se prindërit e vajzës po grindeshin kur babai në moshën 26-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, hodhi foshnjën nga dritarja.

Mamaja e Isabelës, 36 vjeç, i tha policisë se babai kishte vizituar shtëpinë e saj për të parë vajzën pasi ata nuk jetonin së bashku.

Gjyshja e viktimës deklaroi se kur vajza e saj ishte shtatzënë, partneri e kishte goditur me grusht në bark dhe dyshja shpesh debatonin me njëri-tjetrin.

Babai fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë thirri policinë, e cila e arrestoi.