Zhurma e madhe "tremb" policinë e Vlorës, ishte vetëm defekt në transformatorin e energjisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 21:55
Një defekt në transformatiron e lagjes Isa Boletini ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës.
Banorët e lagjes kanë lajmëruar policinë e qarkut për një zhurmë të madhe të dëgjuar në lagjen e tyre.
Policia ka shkuar në vendngjarje duke dyshuar fillimisht për sasi tritoli teksa nga vëzhgimet ka dal se një defekt në trasformator ka shkaktuar shpërthimin në fjalë.
Dhjetë efektivë policie kanë krehur zonën duke parë nëse kishim të bënim me lënd eksplozive ose jo teksa është konfirmuar se ka qenë thjesht defekt në trasformator.
