Xhixho: Po presim me entuziazëm rikthimin e Metës në LSI, pas 25 korrikut do ndodhin ngjarje të rëndësishme

Deputetja Erisa Xhixho, është shprehur se opozita kërkon një riorganizim të fortë e të konsoliduar.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj është shprehur se pas 25 prillit opozita do të jetë me e fortë, duke lënë të nënkuptohet se Ilir Meta pas përfundimit të mandatit të presidentit do të kthehet në politikë,.

Erisa Xhixho: Opozita kërkon një riorganizim shumë të fortë e padyshim e konsoliduar. Padyshim pas 25 prillit opozita duhet të jetë shumë e fortë dhe shumë më e vërtetë seç ka qenë. Të bërit opozitë duhet të jesh e vërtetë me qytetarët.

Besoj se dera e LSI për Metën nuk ka nevojë të ekzistojë dhe padyshim që nuk mund ta fshehë entuziazmin dhe padurimin e anëtarëve të LSI për Metën, i cili kthehet përsëri në politikë dhe besoj se shumë ngjarje të rëndësishme do të vijnë pas 25 korrikut.  

Përgatiti Anila Kolgjini.