Arrihet marrëveshja: Modric rinovon edhe një sezon me Real Madridin

Luka Modric dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje përfundimtare që lojtari kroat të vazhdojë edhe një sezon me fanellën e bardhë.

Loja e treguar gjatë gjithë sezonit ka qenë edhe një herë garancia kryesore për ish-fituesin e Topit të Artë për të zgjatur edhe një vit qëndrimin e tij në klubin madrilen, shkruan Marca.com.

Dëshira e drejtuesve të Real Madridit ishte e qartë dhe siç njoftoi Marca ishte çështje kohe. Të dy palët donin të zgjasin lidhjen e tyre dhe një bisedë e vetme i mjaftoi Luka Modric për të përfunduar atë që do të jetë sezoni i tij i njëmbëdhjetë në klubin e bardhë.

Ishte e vështirë për Modric që të integrohej në dinamikën e lojës së Real Madridit në muajt e parë, por sapo u fut në bord, performanca e tij ka qenë në rritje dhe e vërteta është se ai nuk pushon kurrë të na befasojë me të mirat e tij.