Ancelotti e cilëson suksesin e skuadrës: Fituam si një grup i bashkuar!
Carlo Ancelotti nuk e fshehu gëzimin për finalen e fituar në Paris duke theksuar se ky sukses është meritë e skuadrës.
“Dolëm shumë mirë nga një ndeshje shumë e vështirë. Vuajtëm shumë në pjesën e parë por në njëfarë mënyre ia dolëm dhe zhvilluam një pjesë të dytë shumë të mirë. Jam shumë i lumtur sepse e mbyllëm sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

I pyetur për paraqitjen e portierit Courtiouis, italiani nënvizoi se ai bëri një paraqitje të shkelqyer.
Tekniku italian katër herë kampion Europe shtoi se kjo fitore është meritë e të gjithë skuadrës dhe nuk mund të veçojë asnjë individ.
“Nuk arrij ta besoj që kam fituar 4 Champions League. Courtouis nuk më surprizon sepse kam parë të tjera ndeshje të këtij niveli nga ana e tij. I mohuam Liverpool-it që të luante në mënyrë vertikale dhe dua të veçoj Alaban dhe Militaon bashkë me Mendy sepse kundërshtarët nuk vepruan asnjëherë pas krahëve tanë”.