Largimet e drejtorëve të shkollave “mollë sherri" në Shkodër

Largimet e drejtorëve të shkollave janë kthyer në “në mollë sherri mes drejtorisë rajonale të arsimit dhe komunitetit të nxënësve e prindërve në Shkodër.

Pas shkollës “Ndoc Mazi”, protesta e radhës erdhi nga komuniteti prindër e nxënës i shkollës 9 vjeçare “Liria”.

Ato kundërshtojnë zëvëndësimin e drejtorit aktual Petrit Prroni me një drejtues që ka kryer shkollën e drejtorëve.

"Na e ka marrë gjithë komuniteti i romëve dhe egjiptian i ka mbledhur si zogj i ka këshilluar shkollën."

"Kemi pasur probleme, nuk kanë dëgjuar fëmijët të vijnë a diçka, ai ka qenë shumë i komunikueshëm."

Në krah kishin edhe përfaqësues të shoqatës “Të Drejtat e Komunitetit Egjiptian”.

"Është i vetmi drejtor që punon për komunitetin tonë."

Largimet e drejtorëve të shkollave “mollë sherri"

Në Shkodër pritet që të zëvendësohen 14 drejtorë shkollash për tu zëvëndësuar me ata që kanë kryer të ashtuquajturën Shkollë e Drejtorëve.

Vendimi është marrë pak muaj më parë nga ministria e arsimit.