Berisha: Rama i është ankuar Dendias për Metën për detin, ka ca lidhje errta me Korfuzin

Nga Foltorja e Kuvendi, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Nikos Dendias i ka përmendur Edi Ramës shumë herë ca lidhje obskure me Korfuzin.

Berisha tha se Rama nuk ka marrë firmë dhe autorizim nga presidenti Meta për negociatat e detit me Greqinë, madje ai shtoi se Rama i i është ankuar ministrit grek.

Berisha: Nikos Dendias i ka përmenduar atij shumë herë ca lidhje obskure me Korfuzin. Unë di se akti i padisë ndaj presidenti te një i huaj, pa i dërguar asnjë kërkesë për autorizim, përbën një akt të ulët. Këtë akt e denoncoj këtu me forcën më të madhe.

A mund të ecet kështu? Me një njeri që fut thika dhe mashtron në mënyrë të paskrupulltë. Nëse presidenti nuk do t’i firmoste, ai duhet të njoftonte publikun, por jo të ankohej te ministri tjetër grek pa njoftuar shqiptarët. Çfarë shteti është ky? Shteti i atyre që vjedhin gjithë natën dhe rrahin gjoksin ditën.