Meta-Dendias: Qeveria shqiptare nuk më ka bërë asnjë kërkesë për autorizim, e kam dhënë qysh në 2018

Përmes një daljeje për mediet, presidenti i vendit, Ilir Meta doli edhe për deklaratat lidhur me çështjen e detit mes vendit tonë dhe Greqisë.

Ai tha se ministri i Jashtëm i asaj kohe, Ditmir Bushati, ka paraqitur kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë për kufizimin e zonave të tyre detare, për të cilat Meta ka gjetur shumë probleme.

Meta: Më 23 maj ministri grek i punëve të Jashtme, Dendias, realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar ministren e Jashtme shqiptare dhe kryeministrin. Dua të sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin. Pas mbylljes së vizitës në Tiranë, Dendias ka thënë se “Ishim dakord për të çuar çështjen e detit në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse Presidenti nuk ka dhënë dakordësi. Kjo do jetë e realizueshme, kur Shqipëria të zgjedhë Presidentin e ri.”

Dua të sqaroj se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paraqitur kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë për kufizimin e zonave të tyre detare. Presidenti konstatoi një mori problematikash, që duheshin ndrequr në këtë kërkesë. Pas informacionit shtesë nga ministri i Jashtëm, Presidenti autorizoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator të Shqipërisë për negocimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit që negociatat të udhëhiqen nga kryeministri duke marrë drejtimin e këtij procesi, nga krye nuk pati reagim, asnjë kërkese për autorizimin nuk u paraqit. Presidenti duke qëndruar konstatimeve të mëparshme, i kërkoi kryeministrit ndërhyrjen e tij. Asnjë kërkesë mbi ecurinë e këtij grupi negociator, apo masat e marra nga qeveria.