Berisha: Qeveria diskriminon me ligj të varfrit në Shqipëri, më të diskriminuar janë demokratët
Nga Foltorja e Kuvendi, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria është duke diskriminuar të varfrit në vendin tonë.
Sipas tij, më të diskriminuarit në këtë pjesë janë demokratët duke përmenduar se me një të rëndë të lapsit, u hoqën 20 mijë familje të Kukësit nga ndihma ekonomike.
Berisha: Por ky është regjimi i diskriminimit universal. Si askund në Evropë. Si në asnjë vend të lirë, këtu me ligj dhe vendime qeverie diskriminohen të varfrit. Privohen nga arsimi. A mund të imagjinoni që të ngrihet mesatarja për universitetet, ndërkohë që e gjithë Shqipëria rurale është një pikë e gjysmë nën Tiranën. Kështu ju i diskriminoni ata vetëm pse janë të varfër. Jeni kthyer në praktikat e etërve tuaj.
Të diskriminuar janë demokratët. Me një të rëndë të lapsit, u hoqën 20 mijë familje të Kukësit nga ndihma ekonomike, vetëm pse nuk votojnë për qeverinë. Meqë jemi te Kukësi, është qarku që prodhon për frymë më shumë të ardhura se çdo qark tjetër, miliarda kaskada, qindra milionë Rruga e Kombit, qindra milionë minierat. A e dini se është qarku më i varfër në Shqipëri dhe Evropë? Të ardhurat për frymë janë 47 përqind më pak se Tirana. Nuk ka pasur toka diskriminues të tillë. Edhe Enver Hoxha përpiqej që të bënte një lloj shpërndarje, por ju, duke praktikuar vjedhjen, ju diskriminoni Shqipërinë rurale të tërë.
