Bardhi: Babi i Zenit, përgjegjësi për Gërdecin, të gjejë kohë t’i shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 16:56
Përmes një postimi në Twitter, deputeti demokrat, Gazment Bardhi u shpreh se Babi i Zenit duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij.
Sipas tij, koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021.
Bardhi: Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën t-i shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!
