Ra në kontakt me rrymën elektrike e humbi jetën, Universiteti mesazh ngushëllimi për 19-vjeçaren nga Fushë-Arrëzi

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka bërë një reagim pas vdekjes së 19-vjeçares Sidorela e Kola pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, së bashku me të motrën dhe të ëmën që fatkeqësisht dhe këto të fundit humbën jetën.

Në një postim në në faqen zyrtare të Universitetit në Facebook, shkruhet  thuhet se Sidorela ishte një studente e shkëlqyer, ndërsa i kanë shprehur ngushëllime familjes Kola.

 Po ashtu kanë njoftuar se po mbledhin kontribute për t’i ardhur në ndihmë familjes.

Postimi i plotë:

 “Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të studentes sonë të shkëlqyer Sidorela Kola, motrës dhe nënës së saj. Kjo tragjedi e madhe ka tronditur shokët, pedagogët, mbarë komunitetin tonë universitar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kola dhe miqtë.

Falenderoj Fakultetin e Biznesit për homazhet që po zhvillojnë për Sidorelën dhe iu bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës së tyre për mbledhjen e kontributeve për familjen Kola.

Mendjet e lutjet tona janë me ta!

Prof. Dr. Kseanela Sotirofski Rektor”