Meta: Rama dhe qeveria asnjë transparencë për detin me Greqinë, s’ka kërkuar autorizim
Përmes një daljeje për mediet, presidenti i vendit, Ilir Meta u shpreh se Në një takim u dakordësua që kryeministri t’i udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek për detin.
Ai tha se presidenti duke konstatuar se kryeministri nuk po merrte asnjë hap në këtë drejtim, me një shkresë kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit të vendit pa vonesë që negociatat të udhëhiqeshin nga ai.
Sipas Metës, kryeministri dhe qeveria jo vetëm me opinionin publik, por edhe me Presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk është sjellë asnjë informacion zyrtar.
Meta: Në një takim u dakordësua që kryeministri t’i udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek. Për këtë do paraqiste një kërkesë te presidenti për t’u pajisur me autorizimin. Presidenti duke konstatuar se kryeministri nuk po merrte asnjë hap në këtë drejtim, me një shkresë kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit të vendit pa vonesë që negociatat të udhëhiqeshin nga ai. Sërish nga kryeministri nuk pati reagim në këtë drejtim, asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit. Në mungesë të vullnetit nga kryeministri, presidenti duke i qëndruar konstatimeve të mëparshme i kërkoi me një shkresë ndërhyrjen në negociata që të udhëhiqeshin nga ai.
Dhe për këtë kërkesë të presidentit nuk pati asnjë reagim dhe kryeministri nuk parashtroi asnjë kërkesë për autorizim. Nga kryeministri që mbajti dhe detyrën e ministrit të Jashtëm nuk është paraqitur asnjë kërkesë për autorizim. Kryeministri përgjatë gjithë kësaj periudhe që mbante dhe detyrën e ministrit të jashtëm ka komentuar dhe dhënë qëndrime pohuese për çështjen e detit. Kryeministri dhe qeveria jo vetëm me opinionin publik, por edhe me Presidentin nuk kanë qenë transparent dhe nuk është sjellë asnjë informacion zyrtar.
Për Republikën e Shqipërisë është në fuqi autorizimi i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për plotësimin, shtimin apo kryesimin e tij dhe pse 3 anëtarë të grupit të negocimit janë larguar nga funksionet bazë. Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive apo dy kryeministrave është rënë dakord për të pezulluar apo dalë nga negociatat. Presidenti nuk është informuar zyrtarisht nga qeveria se me çfarë akti qeveria ka kaluar nga procesi negociator në zhvillime negociatash.
