Ishte me nënën e saj, 3-vjeçarja shqiptare përplaset nga makina në Itali

Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë sapo ka dalë nga shkolla.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (30 Maj) në Itali.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, vogëlushja e cila ka qenë me mamanë e saj, në një moment i është larguar nga dora, ku më pas është përplasur nga makina.

Makinën po e drejtonte babai i një shoku të klasës së vogëlushes.

Mësohet se shoferi po ecte me shpejtësi të ulët pranë shkollës De Amicis në Capoliver, ndërsa vogëlushja raportohet se ka marrë një goditje në kokë pas përplasjes në asfalt.

arabinierët kanë shkuar në vendin e ngjarjes  dhe  kanë filluar hetimet