Vlerësohet kompania IGLA, distributori për Shqipërinë merr çmim për Purot Toscano
Kompania shqiptare IGLA fiton trofeun botëror për cigaret “Puro Toskano”.
Ajo është vlerësuar si një kompanitë më të mira në botë për sa i përket distribucionit të Purove Toskano në vendet që përfaqësojnë.
Çmimet janë ndarë nga presidenti Luca Cordero Di Montezemolo gjatë një darke Gala të shtruar në nder të të gjithë distributoreve në botë të këtij produkti.
Biznesmeni i njohur Faik Dizdari arritjen ja dedikon stafit të tij.
“Sot paska qene nje dite e shenuar per Kompanine tone Igla ne darken Gala te shtruar per nder te gjithe distributoreve ne bote te purove toscano nga presidenti Luca Cordero Di Montezemolo ku gjate darkes ai vleresoi e ndau 9 trofe per kompanite me rezultatatet me te mira ne bote per shitjet e purove toscano ku nje nga keto vleresime kishim nderin te ishte edhe per kompanine tone IGLA” shkruan Dizdari në rrjetet sociale.
IGLA shpk është krijuar ne vitin 1991, duke prodhuar duhan te markës Grand dhe Guri i Zi, letër dhe filtër si dhe aksesore rreth tyre.

