“Gropa e zezë” e naftës, mbetjet hidrokarbure kërcënim për fëmijët e Topojës në Fier

Një gropë ku janë grumbulluar mbetje hidrokarbure është kthyer në kërcënim për banorët e fshatit Topojë në Fier. Aty kanë humbur shumë bagëti, ndërsa të frikësuar janë për fëmijët.

Kjo gropë e mbushur me mbetje hidrokarbure është kërcënim për fëmijët e Topojës në Fier.

"E frikshme se janë fëmijë të vegjël."

Krijuar prej disa vitesh, banorët e kanë paguar shtrejtë papërgjeshmërinë e autoriteteve vendore.

Aty kanë humbur shumë bagëti, por zemrën e kanë të ngrirë për më të vegjlit.

"Lopa më ra brenda dhe ngordhi. Të mos na ngecin fëmijët, ajo është më e keqja."

Dëshmi e ndotjes që lëshojnë në natyrë kompanitë nxjerrëse të naftës.

Është nxjerrë e grumbulluar aty gjatë pastrimit të kanaleve kulluese.

"Nga Zharrëza dhe Marinza."

"Vjen këtu dhe pastaj i marrin me skrep dhe i nxjerrin këtej."

Stina e verës e bën edhe më të rrezikshme.

"Kur bën vapë shkrin e tëra dhe ikën prapë në kanal."

Banorët e fshatrave naftëmbajtesë në vazhdimësi kanë denoncuar ndotje dhe papërgjegjshmëri nga kompanitë që shfrytëzojnë nëntokën, por që nuk kujdesen për efektet negative që prodhojnë për ata që jetojnë mbi të.