Gjekmarkaj u shpreh ngushëllime atyre që s'u zgjodhën në Kryesinë e PD-së: Doktori ju ka në zemër

Deputeti, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Në rrjetin social facebook, ai shkruan:"Ngushëllime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udhëheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolën të zgjidhen në kryesinë e Foltores".

Gjekmarkaj i inkurajon të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty.

Postimin e tij e mbyll po me ironi:

"Vota e lirë do përsoset edhe më e uruara. Ajo do të rithemelohet".