Pogradec/ Tentoi të vetëvritej me armë gjahu, 78 vjeçari në gjendje të rëndë

Një 78 vjeçar ka tentuar të vetëvritej me armë gjahu ditën e sotme në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

Si pasojë e plagosjes Petrit Guçi u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Petrit Guçi është pronar i  Vila Guçi në Pogradec.

"Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.