Aksident në Pogradec, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave në fshatin Lin (FOTO-VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Pogradec, ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lin, ku janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin I. B. dhe mjeti tip "Volkswagen Golf", me drejtues shtetasin N. B.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip "Volkswagen Golf", shtetaset L. D dhe K. L, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident në Pogradec, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinaveAksident në Pogradec, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinaveAksident në Pogradec, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinaveAksident në Pogradec, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinaveAksident në Pogradec, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinaveAksident në Pogradec, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave