Reshjet e dendura të shiut krijojnë probleme në disa zona në Lezhë

Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa zona.

Në qytetin e Lezhës uji ka vërshuar në rruge dhe lagje si dhe në disa biznese.

Situata më problematike është krijuar në bulevardin Gjergj Fishta, rrugët pranë shkollave dhe bllokun e banimit 11 Janari.

Niveli i ujit ka arritur në disa centimetër, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme dhe në Kurbin.

Për rrjedhoje vërshimi i ujit ka bllokuar lëvizjen e automjeteve të vegla në nënkalimi në Fushë - Mamurras.

Një pjesë e automjeteve detyrohen të kthejnë për të ndjekur rrugë alternative, nga bllokimi i nënkalimit në aksin e autostradës Milot- Thumane.

Reshjet e dendura të shiut krijojnë probleme në disa zona në

Reshjet e dendura të shiut krijojnë probleme në disa zona në