Dy të arrestuar në Vlorë, njëri theu arrestin e shtëpisë për trafik droge, tjetri në kërkim për kultivim kanabis

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, njëri për thyrje të masës së sigurimit dhe tjetri ishte në kërkim.

Blutë arrestuan shtetasin M. D., 27 vjeç, banues  në Vlorë, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi “, dhënë nga Gjykata  e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 4 shtator 2021, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale “.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kapën dhe ndaluan shtetasin O. B., 30 vjeç, banues në Armen, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 28 maj 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.