Stuhia e erës rrëzon pemën në Bulgarec, bllokohet njëra anë e rrugës
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 29 Maj 2022, 13:40
Era e fortë ka rrëzuar pasditen e sotme një pemë në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.
Për pasojë është bllokuar një anë e rrugës për qarkullimin e makinave. Pritet ndërhyrja për heqjen e pemës nga rruga nacionale.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur monitorimin e qarkullimit.


