"Ç'punë ka një VIP Big Brotheri në Eurovision?!" Diana Ziu shpërthen ndaj Ardit Çunit

Pjesëmarrja e Shqipërisë këtë vit në Eurovision u shoqërua me zhurmë të madhe mediatike.

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati nuk arriti dot të kualifikohet për në finale.

Kjo u hapi shteg kritikëve, që rezervat i kishin që kur u shpall fituese e Festivalit të RTSH.

Një nga zërat më të zëshëm ka qenë kompozitorja dhe kritikja e artit Diana Zi.

E ftuar në "Expuls" në RTV Ora ajo e trajton këtë çështje përtej Ronelës.

Ajo komentoi edhe debatin që ka pasur me Ardit Çunin.

“Ç’punë ka një vip Big’Brother’ të shkojë në Eurovision.  Ai nuk e kishte parë Festivalin se ishte në Big Brother. Ishte vip dhe si vip shkoi na përfaqësoi ne ‘vipat’ këtu për të dhënë mendime. Vjen në një panel diskuton pa lidhje fare, nuk e ka statusin me mua dhe ikën nga paneli. Kjo është një dobësi."