Përmbyset autoboti në hyrje të Himarës, plagoset shoferi

Një autobot është aksidentuar në hyrje të Himarës në orët e mesditës së sotme.

Mjeti është përmbysur në kthesë. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

"Më datë 29.05.2022, rreth orës 11:45, në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përmbyset autoboti në hyrje të Himarës, plagoset shoferiPërmbyset autoboti në hyrje të Himarës, plagoset shoferiPërmbyset autoboti në hyrje të Himarës, plagoset shoferiPërmbyset autoboti në hyrje të Himarës, plagoset shoferi