Theu këmbën teksa arratisej nga 'shtëpia e barit' në Angli, dënohet me 1 vit e 3 muaj burg shqiptari

Një 24 vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit e tre muaj burg për kultivim kanabisi të klasit B.

Llesh Kaci, u gjet në shtëpinë e barit në Britaninë e Madhe ku më parë kishte hyrë ilegalisht në këtë vend. 

Sipas mediave britanike ai kishte braktisur Shqipërinë duke udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për një jetë më të mirë.

Gjykata e Basildon Crown dëgjoi rrëfimin e shqiptarit se ai kishte marrë ultimatum nga bosi i tij që drejtonte fermën e kanabisit për të punuar në rritjen e kultivimit të bimëve narkotike në mënyrë që të paguante borxhin prej 24 mijë paundësh me të cilat shqiptari kishte mundur të hynte në Britaninë e Madhe.

24 vjeçari Llesh Kaci theu këmbën teksa tentoi t’i arratisej policisë përmes dritares së shtëpisë së barit teksa policia bastisi fermën e kanabisit.

Theu këmbën teksa arratisej nga 'shtëpia e barit'