"Mos u ngopsh me para", Diana Ziu 'injoron' Vera Grabockën

Pjesëmarrja e Shqipërisë këtë vit në Eurovision u shoqërua me zhurmë të madhe mediatike.

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati nuk arriti dot të kualifikohet për në finale.

Kjo u hapi shteg kritikëve, që rezervat i kishin që kur u shpall fituese e Festivalit të RTSH.

Një nga zërat më të zëshëm ka qenë kompozitorja dhe kritikja e artit Diana Zi.

E ftuar në "Expuls" në RTV Ora ajo e trajton këtë çështje përtej Ronelës.

Ziu komentoi edhe raportet me regjisoren Vera Grabocka pas letrës publike që i bëri, ku i thoshte: Mos u ngopsh me para!

Sharka: A keni bërë paqe me Verën?

Ziu: No koment për këtë, no koment për Verën, nuk kam asnjë lloj mendimi.