Sarandë/ Ujërat e zeza në plazhin e Centralit problematikë e përsëritur, largojnë turistët

Ujërat e zeza kanë dalë sërish në plazhin e Centralit , në Sarandë.

Vetëm pak metra poshtë restoranteve të vijës së parë, ujërat e zeza të dala, kanë ndikuar dhe në largimin e turistëve.

Në të njëjtin vend problemi i ujërave të zeza përsëritet prej dy vitesh.