Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampet Al-Hawl dhe Roj, 4 gra dhe 9 të mitur

Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampet Al-Hawl dhe Roj, 4 gra dhe 9 të mitur

Trembëdhjetë shqiptarë, 4 gra dhe 9 të mitur, nga kampet Al-Hawl dhe Roj, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extraction 4”.

Këta 13 shtetas janë transportuar me avion deri në aeroportin e Prishtinës, dhe më pas janë marrë në dorëzim nga Policia shqiptare që i ka transportuar dhe akomoduar në qendrën e pritjes në Shqipëri.

“Operacioni, në vijim të 3 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët, për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në kampet e përqendrimit, në Siri. Në lidhje me këtë operacion ju informojmë se:

Prej datës 19.05.2022 deri në datën 27.05.2022,  Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët kosovarë, është përfshirë në një operacion të koordinuar nga partnerët amerikanë, për identifikimin, gjetjen dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në kampet në Siri.”- njofton policia.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po vijon punën, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK dhe partnerët, për identifikimin, kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të personave të përfshirë  në  kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampet Al-Hawl dhe Roj, 4 gra dhe 9 të

Riatdhesohen 13 shqiptarë nga kampet Al-Hawl dhe Roj, 4 gra dhe 9 të