Durrës/ Dy vjet pas, banorët e 4 pallatet e dëmtuara nga tërmeti ende pa zgjidhje

Prej më shumë se prej dy vitesh protestat në Durrës për rindërtimit janë kthyer në të zakonshme

Banorët e 4 Pallateve në qytetin bregdetar kanë tubuar para bashkisë duke kërkuar nisjen sa me parë të punimeve. Janë 180 familje qe jetojne në ndërtesat  e shpallura të pabanueshe, por tashmë lodhja e pa siguria i ka bërë që ti drejtohen medieve.  

“Ne banorët e 4 pallateve të ndodhura në lagjen 5, rajoni 3 ngremë shqetësimin tonë zoti kryeministër. Për pallatet ku banonim është marrë vendim shembjeje prej 2 viteve por ende nuk është bërë dhe vazhdon të mos ekzekutohet” thotë një banor.

Ata shprehin shqetësimin se godinat vijojnë të anohen disa centimetër gjithashtu.

Bashkia nuk iu ka kthyer pergjigje edhe pse zyrtarisht u është bërë e ditur se ka vështirësi teknike për shembjen e një prej objekteve. Frika se tronditja do të shkaktojë dëmtim të mëtejshëm të ndërtesave që janë aty pranë bën që gjithçka të jetë pezull.

“Rrezikon jetën e banorëve të tjerë dhe tragjedia mund të bëhet edhe më e madhe” thotë banori

Banorët kanë ngritur edhe shqetësimin e qirasë, pasi një pjesë e tyre kanë marrë shtëpi ne zonën e Plazhit dhe në këtë periudhë qiraja rritet ndjeshëm.