Pas 60 vitesh lë Tiranën e rikthehet në Delvinë

Pas 60 vitesh Zana Banaj rikthehet të jetoj në Delvinë, qyteti ku u lind dhe u rrit.

Nga zona është larguar e re, ku për 30 vite punoi edukatore në Patos, e më pas u zhvendos në Tiranë. Pak kohë pasi humbi të shoqin, tashmë 80 vjeçare rikthehet tek rrenjet e saj.
Kundërshtimet e fëmijëve nuk e penguan për të ardhur në Delvinë. Por ajo që gjeti 6 dekada më vonë e ligështon pa masë.

“Më thanë fëmijët do të të marrim shtëpi me qira? Jo i thashë dua të shkoj në vendin tim. Do të shkruaj: Si të lashë e si të gjeta. Janë katandisur të gjithë qytetet por sidomos Delvina" thotë ajo.

Për miqtë në Tiranë e ka të vështirë të flas nga emocionet. Ndërsa në Delvinë ka rigjetur miqtë.

Netët për të janë të gjata i kalon duke shkruar. Ndërsa për ta mbushur ditën mëson gjuhë të huaja. Për Zanën vrulli i jetës nuk ndalon.

Pas 60 vitesh lë Tiranën e rikthehet në Delvinë

Pas 60 vitesh lë Tiranën e rikthehet në Delvinë

Pas 60 vitesh lë Tiranën e rikthehet në Delvinë

Pas 60 vitesh lë Tiranën e rikthehet në Delvinë