Fier: Fuoristrada me targa greke futet në korsinë e gabuar, bën lëmsh trafikun
Fuoristrada me traga greke futet kundravajtje, përplaset me trafikndarësen dhe bllokon qarkullimin.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si Rotondua e Parkut pranë kishes katolike në Fier, në aksin Fier- Patos.
Mësohet se fuoristrada me targa të shtetit helen KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar.
Fatmirësisht është shmangur përplasja ballore, ndërsa mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik. Fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa nga policia, që ka mbërritur menjëherë prane vendit të ngjarjes po kryhen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Gjithçka është regjistruar në një aks me lëvizje të konsiderueshme mjetesh, duke bllokuar për disa minuta edhe qarkullimin.
