Nënkomisari bie në humnerë, po kërkonte parcela me kanabis në Dukagjin

LAJMI U PERDITESUA

Ora 12:30 - 12 orë për ta nxjerrë nga humnera, pritet helikopteri 

U janë dashur 12 orë efektivëve të policisë për të bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të  nënkomisarit të tyre pasi 54 vjeçari si pasojë e terrenit mjaft të thepisur u rrëzua dhe ra në humnerë.

Nënkomisari ishte pjesë e aksionit për kontrollin e territorit të Dukagjinit për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin

Policia thotë se ngjarja është regjistruar një ditë  më parë, pikërisht më datë 27.05.2022, rreth orës 12:00 dhe për pasojë shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup.

“Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s,  në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin  e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore” informoi sot në mesditë ( 12:30) policia e Shkodrës

Pritet helikopteri

Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë,

“Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë” thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 10:27 Polici bie në humnerë, po kërkonte parcela me kanabis në Dukagjin 

Një efektiv policie ka rënë në humnerë gjatë operacionit të kontrollit për parcela me kanabis.

Rrok Frroku ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë, mëson Ora News.

Aksidenti ndodhi gjatë një operacioni antikanabis në Dukagjin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në ndihmë i kanë ardhur koleget e tij. Polici pritet të transportohet me helikopter në spitalin e Shkodrës.

Mësohet se gjëndja e tij është jashtë rreziku për jetën. Ai është lënduar në këmbë.