Manja e mbylli në qelinë e “41 Bis”, Viktor Imeraj kërkon heqjen e masës në gjykatën e posaçme

Viktor Imeraj, një prej të dënuarve që pak kohë më parë u fut nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në rregjimin “41 Bis”, ka vendosur të kundërshtojë këtë vendim, duke e cilësuar atë si të padrejtë.
Imeraj së bashku me vëllezërit Eldi dhe Klemend Çala nga Elbasani, u futën në rregjimin e posaçëm 41 bis, pranë burgut 313, për shkak të sjelljes jo korrekte në burg.
Por me vendimin e Ulsi Manjës, i pari që nuk është pajtuar ka qënë Viktor Imeraj,i cili prej datës 24 Maj 2022, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Posaçme, duke kërkuar heqjen e masës “41 bis”, të vendosur nga ministri i Drejtësisë.
Çështja me Nr.231 pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjensitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.
Viktor Imeraj, ndodhet në burg për akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me biznesmenin, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi në muajit Shkurt 2005 në Tiranë.
