Gjirokastër/ Banorët ankesa për gjendjen e lagjes: Po jetojmë si në mjerim, përroi është qelbur
Një vajzë e vogël, në lagjen "Blloku i Furrave" në Gjirokastër në vend, të një parku lodrash, luan çdo ditë me gurët para pallatit të saj. Prej 40 vitesh banorët thonë se Bashkia nuk ka vënë kurrë dorë.
"Kemi 40 vite në këtë pallat dhe si lë viti na gjen viti. Bashkia të vejë dorë këtu dhe të vij të na ndihmojë, të na rregullojë palatin dhe të na vendosë stolat që të rrimë si njerëz," tha një e moshuar.
"Të vendosin dorë e të vinë ta rregullojnë. Ne do ju përgjigjemi për cdo gjë," tha një banore e pallatit.
Në vend të stolave ulen në rrotat e makinave të cilat i kanë vendosur si zgjidhje për të kaluar pasditet.
E gjithë zona është panoramë e shëmtuar edhe për vizitorët të cilët nga këtu ngjiten për në qendrën historike.
"Është mbushur me ujë të pisët atje dhe ne nuik rrimë dot. Se dim,ë se si do shkojë halli ynë. Do mbushemi tërë mushkonja," tha një tjetër banore.
Përroi i mbushur me mbeturina, barërat që nuk janë pastruar kurrë, dhe një sipërfaqe e tërë para pallatit, nuk krijojnë shqetësim për institucionet edhe pse janë shqetësimi kryesor i 30 familjeve që jetojnë në këtë lagje.
"Ne jetojmë si në mjerim. Përroi është qelbur, ngado që të shkosh bie erë," tha një banor.
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi të gjitha këto, premtoi se do ti sistemonte që në vitin e parë të marrjes së detyrës, por edhe pse mandati 4 vjeçar po shkon drejt fundit në këtë lagje asgjë ska ndryshuar .
