Misioni i PD! Berisha: T'i shkurtojmë jetën qeverisë së Edi Ramës
Këshilli Kombëtar i PD-së është mbledhur paraditen e sotme për të zgjedhur 20 anëtarët e kryesisë së re të PD-së
Sali Berisha i zgjedhur nga anëtarësia si kryetar i PD-së në fjalën e tij u kërkoi anëtarëve të mos harrojnë misionin për të cilën PD u rithemelua: rrëzimi i qeverisë Rama.
Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi Ramën se vjedhjen e tij e faktojnë dokumente zyrtare.
Sali Berisha: Ka dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, akte zyrtare faktojnë se Edi Rama drejton sot një organizatë kriminale.
Ky 2 metrosh thotë se nuk vjedh dot se nuk ulet dot për të future dorën në xhepa. Ky vjedh me çdo firmë e çdo vendim. Lexoni aktet e bëra publike me incineratorët. Si u dha ministrave statusin e investitorëve strategjikë, duke shkelmuar kushtetutën që e ndalon në mënyrë kategorike.
Lexoni aktet si shpërbën parkun e Butrintit vetëm e vetëm për të shndërruar në 800 ha në resorte vila të tij dhe klientelës së tij. Nuk ka të ndalur në këtë proces”
Dhe tregoi misionin e PD-së dhe drejtuesve të PD-së
Sali Berisha: “Ne si drejtues çdo ditë duhet të themi pse e rithemeluan PD-në? Duhet të qëndrojmë në misionin tonë. Shkurtimi i jetës së qeverisë së Edi Ramës.
Kjo ndodh atëherë kur të bindim shqiptarët se Shqipëria bëhet vetëm me shqiptarët. Ky mision është në lartësinë e tij kur të bindim çdo shqiptar se destinacioni ynë nuk është as Beogradi dhe as Stambolli por vetëm Brukseli. Ky mision përmbushet kur të hedhim poshtë me përçmim të gjithë insinuatat, slloganet e atyre të cilët vjedhin natën e ditën thërrasin: Rroftë Amerika! Plaçkisin natën e ditën thonë: Rroftë Amerika!
Nuk duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Asnjë komb nuk ka ecur dhe nuk është zhvilluar nëse nuk ka mbrojtur interesin kombëtar"
