Tender 3.4 mld lekë për rikonstruksionin e godinës së policisë së Elbasanit, përballon peshën më të madhe të krimit

Një nga Drejtoritë e Policisë së Vendit, siç është ajo e Elbasanit, e cila përballon peshën më të madhe të krimit në Shqipëri, shumë shpejt do i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, në të gjitha godinat egzistuese, që ndodhen brenda teritorit të saj. 16 objektet që ndodhen brenda rrethimit me sipërfaqe totale prej 6659 metra katror, do i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë, për shkak të gjëndjes së tyre të amortizuar.

Amortizimi dhe prezenca e mykut është e pranishme më tepër në dhomat e shoqërimit, ndaj dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka akorduar një shumë prej 3 miliard e 407 milion lekë të vjetra.

Sipas drejtuesve të këtij projekti, ambjentet aktuale nuk plotësojnë nevojat për hapësirë dhe për ushtrim të aktivitetit të kësaj strukture, ndaj dhe është domoszdoshmërisht ndërhyrja në rikonstruksion dhe ndërtimin e kësaj drejtorie Qarku.

“RTV Ora”, mëson se tenderi për shpalljen e fituesit është hapur në datën 20 prill dhe prej ditës së djeshme kjo procedurë rezulton të jetë mbyllur.

Pritet që brenda kësaj jave Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, të shpallë fituesin, me qëllim hapjen e rrugës pëe fillimin e punimeve në terren. Deri në këtë fazë ende nuk dihet se kush kompani ndërtimi kanë marë pjesë në këtë tender. Por tashmë Policia e Shtetit, prej një jave ka hapur dhe një tender të dytë me vlerë 30 milion lekë të vjetra për përzgjedhjen e një kompanie që do mbikqyrë punimet në terren.

Deri në këtë fazë, kur ende nuk kanë nisur punimet, mbetet e paqartë, se në cilat ambjente do zhvendoset administrata dhe strukturat e tjera hetimore të kësaj drejtorie. Një variant që po diskutohet në këto momente është marja e hapësirave të tjera me qëra.

Ndërsa varianti i dytë është transferimi në godinat të tjera, por kjo do sillte mbingarkesën e burimeve njerëzore në hapësira shumë të vogla. Projekti i rikonstruksionit të 16 objekteve dhe ndërtimit të një objekti të ri, synon dhe prishjen e mureve të lartë rrethues të kësaj drejtorie, duke i zëvendësuar ato me kangjëlla hekuri.

Drejtoria e Policisë Elbasan, pas asaj të Tiranës, rezulton të jetë nga drejtoritë më të mëdha të vendit, duke pasur një shtrirje Gjeografike në komisariatin e Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Belshit, Gramshit, Librazhdit dhe Prrenjasit.