Mamurras: Në banesë thante kanabisin, jashtë e mbillte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 09:54
Një 29 vjeçar në Mamurras u arrestua pasi kishte kthyer banesën në magazinë për tharjen e kanabisit.
Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit në lagjen "Drita", Mamurras u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje.
Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës.
Operacioni u kodua “Light".
