Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: 44 mijë demokratët janë gati për betejën kundër Ramës, presin udhëheqjen tonë
Betejë, drejtim betejë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ky është mesazhi që kryetari i PD-së Sali Berisha përcolli në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Berisha tha se 44 mijë anëtarët e PD-së janë gati për beteja kundër qeverisë Rama dhe presin vetëm udhëheqjen
"44 mijë anëtarë presin nga ne të kundërshtojmë me forcë politikën antikombëtare të Edi Ramës. Ata janë gati për beteja presin vetëm udhëheqjen tuaj. Pas çdo akti e vendim qeverie qëndron një vjedhje.
Nuk ka mision më të madh sesa të ngrihemi ti shkurtojmë ditët kësaj qeverie pa asnjë kompleks. Ata që mendojnë se ky regjim është i fortë gabojnë. Është e vërtetë se ka para të pafundme krimi. Është e vërtetë se nuk ndjek asnjë parim e princip por ka një të vërtetë më të madhe. Ky regjim është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë"
Fjalimi i Berishës u shoqërua disa herë me duartrokitje nga anëtarët e këshillit Kombëtar.
