Votohet Kryesia e re e PD-së, Berisha akuza Ramës e Bashës, gati për rotacion

Në selinë e Partisë Demokratike ka përfunduar votimi për Kryesinë e re të të kësaj partie, ndërkohë që ka nisur numërimi elektronik dhe çdo votë po transmetohet live.

Numërimi elektronik i çdo flete votimi është një risi që ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, tha se ky është një akt që nesër kur PD të vijë në pushtet garanton që do ta shtrijë në të gjithë Shqipërinë.

"Çdo votë do të numërohet dhe pasqyrohet në ekran. Ky është një akt që po e kryejmë në PD, por nesër kur të jemi në pushtet garantojmë se do ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë."

Më herët në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati Sali Berisha prezantoi kandidatët për Kryesinë e re të PD-së.

Po ashtu edhe një herë ai shigjetoi Lulzim Bashën që në 8 vite nuk arriti të realizojë rrotacionin e pushtetit.

"PD kaloi nga disfata në disfatë, nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata ju përgjigjen çdo thirrjeje në 8 vite, sakrifikuan dhe bën çdo sakrificë."

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ramën për korrupsion duke shkaktuar varfëri në vend.

Kandidatet 

1 AGRON SHEHAJ

2 ALBINA DEDA

3 ALDO BUMCI

4 ARBEN IMAMI

5 ARBEN RISTANI

6 BARDH SPAHIA

7 BEDRI BLLOSHMI

8 BELIND KELLICI

9 BLEDI KASMI

10 BLENDI HIMCI

11 BUJAR NISHANI

12 CLIRIM GJATA

13 EDITH HARXHI

14 EDMOMD SPAHO

15 ELDA HOTI

16 ELEINA QIRICI

17 ENDIRA BUSHATI

18 ENNO BOZDO

19 ERALD KAPRI

20 ERVIN MINAROLLI

21 FATBARDHA KADIU

22 FLAMUR NOKA

23 FLORIANA GARO

24 FLORION MIMA

25 GENC DEROMEMAJ

26 GENC POLLO

27 GENT STRAZIMIRI

28 GRIGELS MUCOLLARI

29 INA ZHUPA

30 INDRIT HOXHA

31 ISUF CELA

32 IVI KASO

33 JOZEFINA TOPALLI

34 KASEM MAHMUTAJ

35 KELTIS KRUJA

36 KLEVIS BALLIU

37 LEDIANA FRATARI

38 LEDINA MANDIJA

39 LILJANA ELMAZI

40 LORENC LUKA

41 LUAN BACI

42 LUCIANO BOCI

43 MIMOZA HAJDARMATAJ

44 MIRELA TABAKU

45 OERD BYLYKBASHI

46 SORINA KOTI

47 TRITAN SHEHU